Prizreni fton qytetarët të kryejnë obligimet për tatimin në pronë

PrizrenPostuar: 16:39 / 06.12.2018

Komuna e Prizrenit ka dalë me një njoftim për tatimpaguesit e tatimit në pronë.

Përmes kumtesës, njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit, se pagesa e Tatimit në Pronë për këstin e dytë për vitin 2018, do të përfundojë me 31 dhjetor.

Me datën 1 janar 2019, ashtu si parashihet me ligjin e Tatimit në Pronë, do të aplikohet kamata dhe dënimi për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kanë kryer obligimet.

"Në mënyrë që mos të ndëshkohen me kamatë dhe dënim, luten qytetarët që deri me 31 dhjetor të vitit 2018, ta paguajnë këstin e dytë të borxhit të tatimit në pronë", thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/