Prizreni hap Qendrën e Shërbimeve të Integruara Komunale

PrizrenPostuar: 10:54 / 10.03.2020

Komuna e Prizrenit është bërë me Qendër të shërbimeve të integruara komunale, duke realizuar projektin "One Stop Shop". Ky projekt është realizuar nga ana e Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Administratës Publike që tashmë është e integruar në Ministrinë e Brendshme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të hënën përuruan projektin e Qendrës me një Ndalesë (“One Stop Shop”).

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Kurti shprehu se Prizreni është shembull për ofrimin e shërbimeve të shumta në të njëjtën hapësirë, duke ia kursyer qytetarit edhe kohën edhe paratë, shkruan InfoKomuna.

Duke shprehur se “Komuna është e përbashkëta jonë”, kryeministri Kurti theksoi se ky projekt që u realizua në Prizren, si askund tjetër, u bë edhe shembull për komunat tjera, e edhe për qeverinë dhe shtetin.

Ndërkaq, kryetari Haskuka falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, dhe shtoi se me 56 sportele në katin e parë të Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta për qytetarë, në standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se për reformimin e shërbimeve të administratës publike, së bashku me Bankën Botërore dhe IFC-në, është bërë analizimi i 190 shërbimeve publike të ofruara në Komunën e Prizrenit, ku më shumë se 60% të tyre janë thjeshtësuar.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari falënderoi qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë periudhës së implementimit të projektit, ku shërbimet u rilokuan në disa pika të tjera.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redzepi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarët komunalë dhe qytetarë të Prizrenit. /InfoKomuna/

PejëKomente: 0 Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës 12:20 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti sot takimin e radhës të rregullt, kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku morën pjesë kryetari Gazmend Muhaxheri, Nënkryetarët, Drejtorët, mediat dhe qytetarët të interesuar, ku është debatuar për disa pika të rendit të ditës.