Prizreni krijon Komisionin për vlerësimin e shtëpive të vjetra

PrizrenPostuar: 15:52 / 13.04.2018

Duke u bazuar në gjendjen ekzistuese të shtëpive të dëmtuara në Qendrën Hisorike, Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri ka formuar komision të vlerësimit për këto objekte. Objektet në fjalë paraqesin rrezik për kalimtarët, shëmti për vizitorët dhe janë turpi i Komunës se si është trajtuar trashëgimia materiale e qytetit.

Pas raportit të komisionit, prioritet i Drejtorisë është intervenimi në objektin te Qafa e Kishës (ish hotel "Andi"), struktura e së cilës rrezikon jetën dhe pronën e familjes Zajmi dhe të kalimtarëve në këtë pjesë te qytetit, si dhe disa shtëpi në Qendrën Historike.

Komuna e Prizrenit urgjentisht do të bëjë pastrimin dhe largimin e rrezikut që po i kanoset kësaj familjeje dhe qytetarëve, po ashtu do të ndërmarrë masa edhe për shumë shtëpi të tjera në hapësira ku paraqitet rreziku. /InfoKomuna/