Prizreni nesër nis mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

PrizrenPostuar: 09:57 / 30.04.2019

Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga nesër do të fillojë aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë. Aksioni do të realizohet në datat 1-7 maj.

Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetruara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

Sipas zyrtarëve të komunës, ky aksion është pa pagesë dhe realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave.

"Shtëpitë private këto mbeturina duhet t'i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t'i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhen të hidhen në çdo kohë!", thuhet në njoftim.

Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit.

"Lusim qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë, të informohen nëpërmjet Sektorit të Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit në numrin e telefonit 038/200-44-750", thuhet më tej në njoftim. /InfoKomuna/
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.