Prizreni me aktivitet për të rinjtë në mbrojtjen e mjedisit

PrizrenPostuar: 13:31 / 10.10.2018

Në shkollën "Aziz Tolaj" në Prizren u mbajt aktiviteti me nxënës, për ngritjen e vetëdijesimit për mbrojtjen e ambientit dhe për reciklimin e mbeturinave. Aktiviteti u organizua me ndihmën e OJQ Green Art Center Kosova dhe GIZ.

"Në kohë kur planeti ynë është i rrezikuar nga ndotja, mbrojtja e ambientit dhe menaxhimi i mbeturinave është ndër sfidat më të mëdha të gjeneratës sonë".

"Sa më herët dhe sa më shumë që të edukohen të rinjtë për këto çështje, aq më shumë mund të kontribuojnë ambientit të shëndoshë". /InfoKomuna/