Prizreni vendos shenjat në rrugët e qytetit

PrizrenPostuar: 16:49 / 06.04.2018

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është duke i vazhduar punimet në rrugët e Komunës. Si prioritet janë marrë vendkalimet e këmbësoreve dhe pengesat në rrugë. Faza e parë për vendosjen e këtyre shenjave është gati në përfundim.

Vendosja e pengesave "sytë e maces", bëhet në të gjitha vendkalimet e shënuara për këmbësorë dhe nga dy pengesa për parkim do të vendosen në dyja anët përskaj rrugës në vendkalime, përgjatë unazës së qytetit të Prizrenit.

Faza tjetër e punimeve do të vazhdojë me vendosjen e pengesave në rrugë. /InfoKomuna/