Produkte pa afat në Qendër Tregtare në Prizren (Foto)

PrizrenPostuar: 15:58 / 14.05.2018

Komuna e Prizrenit njofton se pas inspektimit rutinor të një Qendre Tregtare, inspektorët e veterinarisë sot kanë hasur në produkte ushqimore me afat të skaduar. Sipas procedurës, në këto raste subjekti afarist mbas procesverbalit gjobitet.

Zyrtarët komunalë shprehen se është brengosëse përgjegjësia e ulët e disa Qendrave të mëdha Tregtare ndaj produkteve që shesin.

"Ndërmarrjet e mëdha afariste duhet të kenë edhe përgjegjësi më të mëdha ndaj qytetarëve. Rendi dhe ligji patjetër duhet të instalohet në Komunën tonë, ngase kjo papërgjegjësi shkakton dëm shëndetit të qytetarëve. Zyrtarët komunalë do të punojnë në vazhdimësi në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e komunës.

"Si masë e fundit paralajmërojmë që në raste të tilla në të ardhmen do të bëjmë publike emrat e operatorëve ekonomikë të papërgjegjshëm që veprojnë në Komunën e Prizrenit", theksohet më tej në njoftim. /InfoKomuna/