Qendra tregtare mashtron qytetarët me çmime në Prizren

PrizrenPostuar: 13:35 / 11.04.2018

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët mashtrohen me çmime nëpër qendra tregtare, ngase çmimet në rafte ku janë të ekspozuara mallrat ndryshojnë me ato në arkë.

Raste të mashtrimit janë hasur edhe në Prizren në një Qendër Tregtare, bëjnë të ditur zyratrët komunalë.

"Pas denoncimit të mashtrimit të konsumatorit nëpërmes Qendrës së Thirrjeve, Inspektorati i Tregut ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vërtetuar këtë veprim mashtrues nga një qendër e madhe tregtare në qytet".

Ndaj palës menjëherë është bërë kërkesë për fillimin e procedurës së kundërvajtjes në Gjykatën Themelore.

"Falënderojmë qytetaren për lajmërimin e rastit, ndërsa ju ftojmë që për çdo parregullsi të lajmëroni në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200", ka thënë kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka. /InfoKomuna/