QKMF në Prizren do të punojë edhe me ndërrimin e tretë

PrizrenPostuar: 16:39 / 11.03.2019

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, do të punojë edhe me ndërrimin e tretë dhe do t'i ofrojë qytetarëve të komunës sonë shërbime mjekësore për 24 orë, njofton Komuna e Prizrenit përmes një kumtese për media.

Siç thuhet në njoftim, krahas njësisë së Urgjencës, QKMF-ja do të jetë adresa e dytë shëndetësore i nivelit komunal që do të punojë me orar të plotë.

"Me këtë rast, njësia e Urgjencës do të lirohet nga mbingarkesa dhe do të merret vetëm me rastet urgjente, derisa në QKMF do të ofrohen shërbime për raste që nuk janë urgjente", përfundon kumtesa. /InfoKomuna/