Rrënohen objektet e vjetra me rrezikshmëri në Prizren

PrizrenPostuar: 14:27 / 14.05.2018

Komuna e Prizrenit ka filluar t'i rrënojë objektet e vjetra dhe të amortizuara që janë në rrënim e sipër dhe të cilat paraqesin rrezik nga shembja e tyre.

"Pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave, është konstatuar për rrënimin e disa objekteve përskaj rrugëve, të cilët janë të rrezikshëm për qytetarët dhe nuk kanë vlera të trashëgimisë kulturore", thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /InfoKomuna/