Rrënohet objekti pa leje në Prizren (Foto)

PrizrenPostuar: 13:48 / 29.03.2018

Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Prizrenit sot ka bërë rrënimin e një objekti pa leje në lagjen "Bajram Curr".

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Objekti në fjalë ka qenë tërësisht pa leje, ndërsa pronari gjatë ndërtimit kashpërfillur dy herë urdhëresën e inspektorëve ndërtimorë për ndërprerjen e punimeve. Pronari ka vazhduar me ndërtim prandaj si masë e funditsipas ligjeve në fuqi është rrënimi i objektit", ka shkruar Haskuka.

"Lusim qytetarët që t'i respektojnë rregullat për ndërtim!", ka shkruar tutje ai. /InfoKomuna/