Rreth 120 persona testohen për koronavirus në Prizren: Kishin kontakt me personat e infektuar

PrizrenPostuar: 16:30 / 26.05.2020

Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar gjashtë raste pozitive me koronavirus, e që të gjithë ishin me vendbanim në komunën e Prizrenit.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, 118 persona u janë nënshtruar testit për Covid-19 në këtë komunë, rezultatet e të cilëve do të bëhen të ditura pas disa orësh, shkruan Gazeta Metro.

Për marrjen e këtyre 118 mostrave ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

“Sot janë marrë 118 mostra në Prizren, këtu ka edhe mostra të komunave përreth, por mbi 100 janë nga Komuna e Prizrenit”, ka thënë Shehu.