Shaqir Totaj: Fitoren e PDK-së s'ka kush që e ndal

PrizrenPostuar: 15:52 / 13.11.2017

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me banorët e disa fshatrave.

Ai, ka thënë se nuk ka askush që do të ndalë fitoren e PDK-së.

“Edhe pse e diel, PDK-ja dhe ekipi i fitores nuk ndalen. Takime e përkrahje e madhe sonte në fshatrat e Atmaxhës, Nashecit e Kobajt. Faleminderit për mbështetjen”, shkruan ai në Facebook.

“Takime të mrekullueshme në fshatrat e rajonit të Lumbardhit me partnerët boshnjak nga koalicioni VAKAT. Nuk ka asgjë që e ndalon fitoren tonë me 19 Nëntor”./Indeksonline/