Shpallet tenderi për ndërtimin e basenit akumulues për ujë të pijës

PrizrenPostuar: 13:08 / 18.07.2017

Në mbledhjen konsultative të kryetarit të Komunës me drejtorët e drejtorive komunale, të mbajtur më 11.7.2017, njofton InfoKomuna.

Në bazë të diskutimeve u propozua ky: Drejtoria e Shërbimeve Publike: Shpallë tenderet: Ndërtimi i basenit akumulues për ujë të pijës në lagjen Tusus, ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Mazrek, rregullimin e infrastrukturës në lagjen “Jeta e Re” - faza e dytë, ndërtimin e rrethojave të varrezave të fshatit Piranë dhe Krushë e Vogël.

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik: Krijimi i ambientit në Kabash të Korishit si destinacion turistik”, rregullimin e ambientit në Zym dhe Karashengjergj, rregullimin e ambientit në Poslisht te Gurra, rregullimin e ambientit turistik në Cvilen dhe ndërtimin e infrastrukturës në Parkun ekonomik në Bokë.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Ofron mbështetje financiare për Klubin Letrar “Shtjefën Gjeqovi” për organizimin e manifestimit “Dita e bukës së Zymit”, në vlerë 1500 euro.

Drejtoria e Shëndetësisë: Mbështetje financiare për mjekim të pacientëve të sëmurë me CA (19 pacientë) me nga 300 euro, dhe mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Bora Bytyqi.
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës: Ofron mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për në SHBA për 4 (katër) nxënës të Komunës së Prizrenit, rregullimin e dritave (ndriçimit) të klasave dhe korridoreve në objektin e vjetër të ShFMU “Abdyl Frashëri” në Ortakoll, shtruarjen (rregullimin) e dyshemeve në objektin e vjetër të ShFMU “Abdyl Frashëri” dhe organizon transportin e nxënësve udhëtar të shkollave të Komunës së Prizrenit për vitin shkollor 2017/2018.
/InfoKomuna/