Sot nis Java Ekologjike në Prizren

PrizrenPostuar: 10:26 / 08.04.2019

Në Komunën e Prizrenit sot fillon Java Ekologjike, e cila do të organizohet për herë të 20-të me radhë, nga ana e sektorit të Mjedisit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Me këtë rast, në orën 11:00, në kuadër të aktiviteteve që do të mbahen në sheshin ‘Shatërvan’, do të jetë prezent edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili do të ketë një fjalë rasti.

Në kuadër të kësaj jave organizohen aktivitete të ndryshme, ku janë të përfshirë institucionet shkollore, OJQ-të mjedisore, institucionet e tjera, shoqëritë civile dhe qytetarët.