Të rinjtë e Prizrenit kërkojnë masa institucionale për parandalimin e vetëvrasjeve

PrizrenPostuar: 11:58 / 28.05.2018

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit ka shprehur shqetësimin për rastet e vetëvrasjeve të 2 nxënëseve të SHMM “Luciano Motroni” dhe ka kërkuar veprime nga institucionet për parandalimin e rasteve të tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet policore dhe ato komunale në Prizren pak ditë më parë kanë konfirmuar se dy shoqe të klasës, që ndiqnin mësimet në SHMM “Luciano Motroni” brenda një jave i kanë dhënë fund jetës në mënyrë të ngjashme, duke u hedhur nga godinat në ndërtim e sipër.

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit pos shprehjes së shqetësimit ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë dhe zbardhin të dyja rastet.