Tenton t’i korruptojë policinë në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

PrizrenPostuar: 13:55 / 16.11.2017

Në pikën kufitare Vërmicë, një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policor gjatë kontrollit të dokumenteve.

Mirëpo, ky plan i ka dështuar pasi zyrtarët policor menjëherë arrestuan personin në fjalë.

Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kartmonedha me të cilën synoi të korruptojë zyrtarët policor është 5 euro.