Totaj në lagjet e Prizrenit: Prioritet i imi investimet në infrastrukturë

PrizrenPostuar: 15:40 / 11.10.2021

Mbrëmë në orët e pasdites Kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së z. Shaqir Totaj, i shoqëruar nga ish-kryetari e tash deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe me kandidatët për Kuvend të Prizrenit: Shkelzen Kastrati, Endrit Zogaj e Farije Bytyqi, ka takuar qytetarë të nëndegëve “2 Korriku” dhe “11 Marsi”, për ta rikonfirmuar përkrahjen e tyre për fitoren bindëse të PDK-së, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Enver Hoxhaj, ish kryetar i PDK-së, në fjalën e tij qytetarëve të këtyre nëndegëve ka kërkuar që më 17 tetor të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe ta konfirmojnë bindjen e tyre politike për programin më të mirë për Prizrenin dhe për menaxherin më të suksesshëm z. Totaj.

“Besimi juaj për vizionin e PDK-së, më bën të besoj se më 17 tetor do ta fitojmë Prizrenin pa balutazh, sepse në tek ju po shoh ardhmërinë e Prizrenit.”

Ndërkaq kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Totaj, pasi ka përmendur disa pika kryesore të investimeve, që do të bëhen në të mirë të qytetarëve ka theksuar se

“Programi ynë nuk është program që do të mbetet në letër, sepse nuk kemi hartuar program për propagandë, por për zhvillim dhe prosperitet. Pastaj qytetarët tashmë e dinë se PDK- ja të gjitha premtimet i bën realitet dhe unë zotohem para jush se të gjitha këto që po i themi do të bëhen realitet në mandatin e parë. Sepse nuk na mungon as vullneti e as dëshira për ta ndërtuar qytetin tonë. Ne nuk do të jemi mysafir në Prizren si qeverisja e kaluar. Por do të jemi gjithmonë në mesin e qytetarëve.

”Edhe kandidatët për Kuvend të Prizrenit nga këto lagje: Farije Bytyqi, Shkelzen Kastrati e Endrit Zogaj kanë kërkuar nga qytetarëve besimin e tyre, për ta ndërtuar të ardhëm e qytetit të Prizrenit, që për katër vitet e kaluar ka mbetur në vendnumërim, siç u tha nga ta, për shkak të keq menaxhimit të kryetarit turist.

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.