Totaj premton mbështetje për zeje në Prizren

PrizrenPostuar: 16:41 / 21.09.2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar t’i takojë shumë familje, të cilët tradicionalisht janë marrë me ushtrimin e zejeve të rralla në Prizren.

Totaj ka takuar familjen Gjurgjealo, e cila për disa breza është marrë me zejen e qeleshepunuesit.

Kjo zeje ka mbetur pa përkrahjen institucionale, ndonëse është pothuaj se ndër zejet e vetme që kanë mbetur.

Përfaqësuesit e familjes zejtare Gjurgjealo e kanë njoftuar kryetarin e ardhëm të Prizrenit për vështirësitë, por edhe për kërkesat e tyre se si zejet e vjetra duhet të ringjalljen në Prizren, në mënyrë që të zhvillohet edhe turizmi, por edhe ekonomitë familjare.

“Zejet e vjetra tradicionale do të jenë prioritet i tij në qeverisjen e tij, dhe përmes një fondi të veçantë do t’i ndihmojë zejtarët që të merren me veprimtari artizanale me shpresë që nga shumë zeje që kanë qenë të përmendur në Evropë të prizrenasve edhe në të ardhmen Prizreni të jetë qytet i njohur dhe ta mbajë primatin kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve”, tha Totaj.

“Bashkë për Prizrenin, do të jemi për zhvillim ekonomik dhe për ruajtjen e trashëgimisë zejtare”.

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.