Vazhdon zgjerimi ilegal në objektet e banimit kolektiv në Prizren

PrizrenPostuar: 12:45 / 11.02.2018

Fenomenit të zgjerimit ilegal dhe të rrezikshëm të hapësirave të banimit në objektet kolektive banesore nuk i janë shmangur as qytetarët e Prizrenit.

Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë imazhe të banesave teksa po shtohen aneks ndërtime.

Një e tillë është edhe në lagjen më të madhe në Kosovë, Ortakoll, ku shihet se si janë vendosur skelet afër objektit banesor.

Në këtë ndërtesë tashmë kanë ndodhur rastet e aneksve -shtimit të ballkoneve edhe në të kaluarën, çka mund të vërehet edhe në fotografinë e postuar më poshtë.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë fushatës për të parin e qytetit kishte premtuar se nuk do të lejohet prishja e imazhit të qytetit me mbindërtime. /Telegrafi/

RahovecKomente: 0 Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale të Rahovecit 10:04 / 16.01.2019 Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që...
Komente: 0 Hamza: Komunat qe 10 vjet inkasojnë vlerën e njëjtë të të hyrave 09:43 / 16.01.2019 Komunat e Kosovës qe 10 vite e kanë të njëjtë nivelin të inkasimit të të hyrave, e kjo gjendje sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza nuk do duhej të ishte e tille sepse sipas tij, komunat do të duheshin të punonin me shumë në këtë drejtim.
PodujevëKomente: 0 Menaxhimi i deponisë inerte në Podujevë do t’i jepet “Pastrimit” 13:58 / 17.01.2019 Komunarët e Podujevës do ta funksionalizojnë vetë deponinë inerte në fshatin Llaushë, pasi që kjo komunë nuk është fituese e donacionit në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, në vlerën prej 1.2 milionë eurosh që u është...