Vetëvendosje kundër kaskadave në Lumëbardh

PrizrenPostuar: 09:00 / 21.09.2017

Nënshkrimi i kontratës nga ana e Komunës për ndërtimin e shtratit të “Lumëbardhit” ka nxitur reagimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, që kanë vlerësuar se ky lum nuk ka nevojë për kaskada, por për pastërti, shkruan sot Koha Ditore.

tyre, kaskadimi i lumit është i dëmshëm dhe ndikon në shkatërrimin e ekosistemit. Mirëpo, zyrtarët e lartë të qeverisë lokale kanë theksuar se projekti i "Lumëbardhit" nuk përfshinë vetëm kaskadimin e rrjedhës së lumit, por edhe eliminimin e derdhjes së ujërave të zeza.

Ditë më parë gazeta ka raportuar se Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtratit të lumit “Lumëbardhi”, që buxhetit lokal e qendror pritet t’i kushtojë më shumë se 1 milion euro.