Zbardhen vjedhjet e dyqaneve në rajonin e Prizrenit, arrestohen 4 persona

PrizrenPostuar: 10:07 / 11.01.2018

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, në bashkëpunim me homologët e tyre nga Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpaca kanë arritur t’i zbardhin disa raste të vjedhjeve që patën ndodhur në rajonin e Zhupës dhe në Prevallë me ç’ rast edhe ishin thyer objekte biznesi për përfitime të kundërligjshme.

Këto vjedhje dyshohen se janë kryer nga grupi i përbërë nga katër të dyshuar të cilët kanë operuar me një automjet të llojit “Opell Meriva” i huazuar nga një “Rent A-Car”, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit tanimë ndodhën nën arrest për raste që janë nën hetim nga stacionet e përmendura.