Zyra e BE-së mbështet Prizrenin në turizëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore

PrizrenPostuar: 22:02 / 28.05.2018

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot priti përfaqësuesen e lartë të BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila vizitoi për herë të parë Komunën e Prizrenit.

Me zyrën e BE-së u dakordua për financimin e ndërtimit të një shkolle nga fondet e IPA-së, si dhe revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të rrugës Marin Barleti.

Ambasadorja tregoi gatishmëri për përkrahje të të gjitha projekteve të Komunës që kanë të bëjnë me turizëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ndër tjerash, palët u pajtuan që të punohet në drejtim të promovimit të vlerave të Prizrenit, si një qytet tolerant, ku bashkëjetojnë shumë komunitete etnike dhe fetare.  /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.