Prizreni mbështet modelin e Shqipërisë të shërbimeve efektive

ObilicPostuar: 14:06 / 26.11.2018

Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë vizituar Tiranën dhe Krujën me qëllim që të njihen me praktikat e mira të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri ata kanë vizituar Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Qendrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë dhe Bashkinë e Krujës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Administratës, e udhëhequr nga Osman Hajdari, synon një proces të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative, përmes zbatimit të ndarjes së sporteleve pritëse (Front office) nga zyrat përgjegjëse (Back office) dhe integrimin e shërbimeve publike në sportel, përmes kanaleve digjitale të ofrimit të tyre.