Produkte bio në Panairin bujqësor në Skenderaj

SkënderajPostuar: 15:19 / 15.10.2018

Për tri ditë më radhë, qyteti i Skenderajt do të jetë nikoqir i manifestimit të përvitshëm “Panairi i mjaltit, prodhimeve bujqësore dhe artizanaleve Skenderaj 2018”, ku shumë kultivues të produkteve bujqësore nga Skenderaj dhe komuna tjera, e kanë pasuruar këtë panair me prodhimet e veta bio.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në prerjen e shiritit të hapjes së panairit. Edhe punimet artizanale, nga më të ndryshme, të punuara me mjeshtri nga duart e arta të atyre zonjave që e njohin mirë këtë fushë, janë pjesë e panairit.

Në këtë panair, të organizuar nga Komuna e Skenderajt, respektivisht nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupi Lokal i Veprimit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fermerët do të kenë mundësi të promovojmë prodhimet e veta, kurse qytetarëve iu ofrohet mundësi e mirë për të blerë produkte origjinale dhe bio.

“Bujqit dhe fermerët do të kenë gjithmonë mbështetje nga Komuna e Skenderajt, e cila në buxhetin për vitin e ardhshëm ka rritur subvencionet për sektorin e bujqësisë”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.