"Qatar Charity" dhuron kabinet modern të infromatikës

MitrovicëPostuar: 18:12 / 04.02.2019

Me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë mësimor shkolla fillore “Musa Hoti”, në Mitrovicë sot është pajisur me kabinet modern të Informatikës, donacion ky i dhuruar nga organizata “Qatar Charity”.

Në këtë hapje solemne mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity”, drejtori i Arsimit, Iset Beka, drejtori i shkollës fillore “Musa Hoti”, Skender Avdiu, mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle.

Përfaqësuesi i organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i , i tha kryetarit Bahtiri se

“organizata që ai e drejton gjithmonë e ka pas parasysh Mitrovicën gjatë përcaktimit të prioriteteve dhe se do ta ketë edhe në të ardhmen, pikërisht për shkak të gjendjes së saj specifike. Ai tha se për këtë arsye, shumë projekte që kanë qenë në realizim e sipër në Mitrovicë janë rritur numerikisht dhe këtë kabinet të Informatikës ta konsideroni si dhuratë nga ne”

Ndërkaq kryetari i komunës, Agim Bahtiri, fillimisht e

“falënderoj përfaqësuesin e organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i, për mbështetjen e deritanishme në zhvillimin ekonomik dhe implementimit e shumë fondeve dhe mbështetjes në forma të ndryshme që mundësojnë ndërtimin e një baze zhvillimore për një jetë më të mirë në vendin tonë”

I pari i Mitrovicës tha se

“ky donacion i dhuruar nga organizata “Qatar Charity” është shumë i rëndësishëm për nxënësit e kësaj shkolle sepse mësimin teorik ata kanë mundësinë ta zhvillojnë në mënyrë praktike, duke thënë se është shumë mirënjohës për këtë mbështetje të çmuar dhe punën e madhe humanitare që kjo organizate ka bërë në Mitrovicë”

Ky kabinet vlera e të cilit arrin shifrën 16,000 mijë euro, është i pajisur me 18 kompjuter, karrige, tavolina, projektor, server dhe të gjitha mjetet e nevojshme për një kabinet modern të Teknologjisë Informative, njofton Komuna e Mitrovicës.

Në fund, kryetari Bahtiri dhe përfaqësuesi i “Qatar Charity”, shkëmbyen mirënjohje për njëri tjetrin në shenjë nderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët që kanë ndër vite në realizimin e shumë projekteve duke u zotuar që ky bashkëpunim i mirë të vazhdoj edhe në të ardhmen.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.