Qendra informuese e turizmit së shpejti në shërbim të vizitorëve

DeçanPostuar: 15:14 / 22.09.2017

Komuna e Deçanit në bashkëpunimit me OJQ "Golden –Hany" dhe IADK nga Vushtrrria, kanë qenë përfituese të projektit ndërkufitar Kosovë-Mal i Zi të financuar nga Komisionit Evropian "Zhvillimi i Turizmit Rural dhe Agro Turizmit në Zonën ndërkufitare në mes të Kosovës dhe malit të Zi".

Qëllimi i  ndërtimit të qendrës Informative në Deçan është mbështetja e Turizmit Rural dhe Agro Turizmit në Komunën e Deçanit , Zhvillimi i turizmit dhe Agro Turizmit në Zonën Ndërkufitare të Kosovës dhe Zonës Rurale të Malit të  Zi.

Qendra Informuese e cila gjendet vetëm 500 metra nga qendra e Qytetit të Deçan në rrugën e Manastirit do të jetë si pikë orientuese e turisteve që vizitojnë trashëgimin natyrore dhe kulturore të komunës së Deçanit.

Kjo qendër ofron edhe material të ndryshme si broshura dhe udhëzues të ndryshëm që turisti  që të kenë më të lehtë qasjen në trashëgimin kulturore dhe natyrore të komunë së Deçanit, mundësinë e shfrytëzimit akomodimit dhe ushqimit në lokalitet të ndryshme që i përkasin kësaj zone.

Pas vlerësimit të raportit të Komisionit Evropian i cili ka qenë financues kryesorë presim aktivizimin e kësaj qendre në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
 
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunë së Deçanit në planifikim buxhetor për  vitit 2018 ka planifikuar mjete të mjaftueshme që të ofroi materiale me informacione të ndryshe që do të pasurojnë këtë qendër dhe më këto mjete do të siguroi qëndrueshmërinë  e sajë. Këtë e bëri të ditur Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Deçanit, Betim Mataj. /InfoKomuna/