QKMF në Gjakovë përfiton donacion në vlerë 10 mijë euro

GjakovëPostuar: 16:18 / 30.01.2018

Kompania e telekomunikacionit IPKO ka dhuruar një donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë në vlerë prej 10 mijë euro.

Donacioni, i cili është dorëzuar sot, përbëhet prej mjeteve të ndryshme, të nevojshme dhe mjaft të domosdoshme për sektorin e shëndetit primar në komunën e Gjakovës.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, ka theksuar se këto pajisje janë tejet të rëndësishme për shëndetin primar, pasi do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e banorëve të komunës.