QKMF në Kaçanik zgjeron kapacitetet me staf mjekësor

KaçanikPostuar: 16:02 / 06.02.2018

Në kuadër të zhvillimit të politikave për shërbime më të kompletuara mjekësore, Komuna e Kaçanikut përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka angazhuar pediatrin Njazi Raka, që një herë në javë të kryej kontrolla mjekësore në QKMF në Kaçanik.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se komuna ka arritur marrëveshje me pediatrin që një herë në javë, përkatësisht çdo të mërkure nga ora 15:00 të kryej shërbimet mjekësore në QKMF në Kaçanik. /InfoKomuna/