QKMF në Rahovec merr donacion një autoambulancë

RahovecPostuar: 15:29 / 28.03.2018

Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit nga sot e tutje do të ketë në dispozicion edhe një autoambulancë të marrë si donacion, nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti, raporton InfoKomuna.

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtaret të pranishëm ishin: kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Koronica, drejtor i QKMF-së.

Pas pranimit të çelësave të autoambulancës, kryetari Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit, siç e vlerësoi ai mjaft të rëndësishëm, për personelin që nga sot e tutje mund ta shfrytëzojnë këtë autoambulancë. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...