QMF 1 në Prizren bëhet me Njësi Diabetike

PrizrenPostuar: 14:47 / 15.04.2019

Në vazhdën e riorganizimit të njësive shëndetësore për të ofruar shërbime më kualitative, tanimë Qendra e Mjekësisë Familjare 1 ka Njësinë e saj Diabetike.

Hapja e kësaj njësie u bë sot, me pjesëmarrjen e nënkryetares për Komunitete, Memnuna Ajdini, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu dhe stafit menaxherial të QKMF-së.

Drejtori Visar Shehu në një fjalë rasti njoftoi se një shërbim i tillë më parë është ofruar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, por që kushtet në të cilat është ofruar shërbimi nuk kanë qenë ashtu siç duhen.

Tanimë, drejtori Shehu tha se kjo njësi do t’i plotësojë të gjitha kushtet për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarë. /InfoKomuna/