Qytetarët e Istogut kërkojnë investime në infrastrukturë

IstogPostuar: 13:59 / 21.09.2017

Kuvendi Komunal i Istogut ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë për draft-buxhetin komunal për vitet 2018-2020.

Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë për të cilat raportoi Hysni Maxharraj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, transmeton InfoKomuna.

Nënkryetari Lulzim Blakaj ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre si dhe është shprehur se duke ditur nevojat e qytetarëve ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, mirëpo do të mundohen që përmes formave të tjera të gjejnë mjete për të investuar qoftë ajo përmes ministrive përkatëse apo donatorëve.

Qytetarët kërkuan më shumë investime në infrastrukturë, kanalizim si dhe investime në fusha tjera. /InfoKomuna/