14 raste të reja me Covid-19 në Rahovec

RahovecPostuar: 23:39 / 25.04.2020

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se sot atje kanë 14 raste pozitiv me Covid-19.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook u kërkoi qytetarëve disiplinë dhe kujdes në ballafaqimin me Covid-19.

“Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste pozitiv, në komunën tonë”.

“Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19”.

“Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët”.

“Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sfidë”, ka shkruar Latifi.