Afrim Dina zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit

RahovecPostuar: 14:53 / 22.01.2018

Kuvendi Komunal i Rahovecit në vazhdimin e mbledhjes së datës 20 Janar 2018, ka votuar për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Në raundin e tretë të votimit, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit është zgjedhur Afrim Dina nga AAK, i cili ka marrë 14 vota nga 17 kuvendar sa kanë qenë të pranishëm, pasi që 3 kuvendar kanë abstenuar.Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike.

PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.