Aksidentohen dy drejtorë të komunës së Rahovecit, njëri me lëndime të rënda

RahovecPostuar: 12:36 / 27.08.2018

Dy drejtorë të komunës së Rahovecit kanë pësuar aksident trafiku duke marrë lëndime trupore.

Drejtorët ishin me veturë private të llojit ‘Peugeot’ dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e njohur si ‘Shtëpia e Bardhë’ në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka thënë se njëri prej drejtorëve ka marrë lëndime serioze.

“Drejtori i Financave, Afrim Limani ka lëndime më serioze dhe gjendet në QKUK. Ai ka pas edhe një ndërhyrje kirurgjike ndërsa Artan Asllani, Drejtor për Ekonomi, Turizëm dhe Zhvillim ka lëndime më të lehta trupore dhe është dërguar për rehabilitim në Spitalin e Gjakovës”, ka thënë Latifi.

Kryetari ka thënë se sipas informatave të para, drejtorët e tij kanë qenë duke lëvizur në rrugën e tyre me veturë. /Indeksonline/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...
PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.