Banorët e Ratkocit vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut

RahovecPostuar: 16:05 / 05.02.2018

Banorët e fshatit Ratkoc të Komunës së Rahovecit, për të dhjetin vit me radhë dhurojnë gjake vullnetarisht. Organizimi i dhurimit vullnetar të gjakut në këtë fshat është bërë në bashkëpunim të plotë me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtina, Këshillit Organizativ në fshatin Ratkoc dhe Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Thirrjes për të dhuruar gjake u janë përgjigjur shumë qytetarë dhe zyrtar të institucioneve lokale përfshi këtu edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe zyrtar tjerë të qeverisë Komunale të Rahovecit.

Koordinatori i Këshillit Organizativ për organizimin e 5 shkurtit, Shani Hoti ka thënë se numri i dhuruesve vullnetar të gjakut në vitin 2017 ka qenë 250, dhe duke u bazuar në organizimin e këtij viti ne parashikojmë që ky numër të jetë më i madh se sa vitin e kaluar. /InfoKomuna/
 

DeçanKomente: 0 Tentoi ta vriste, dënohet me dy vjet burgim 16:20 / 18.01.2019 Departamenti për Krime të Rënda ka ka shpallur fajtor dhe e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite të pandehurin e Sh.H, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.