Disa fshatra në komunën e Rahovecit bëhen me rrugë të asfaltuara

RahovecPostuar: 12:53 / 26.10.2017

Kanë përfunduar punimet në rregullimin e rrugëve në fshatin Dejnë dhe janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugëve me asfalt dhe kubëza në fshatrat Kramovik, Guri i Kuq, Qifllak dhe Polluzhë të Komunës së Rahovecit, të cilat financohen nga buxheti Komunal dhe që kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore të banorëve të këtyre fshatrave.

Për projektet të cilat janë duke u realizuar në këto fshatra Muhamet Behra drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka thënë se kanë përfunduar punimet në rregullimin e katër rrugëve në fshatin Dejnë dhe një rruge në Guri të Kuq, ndërsa është duke u punuar në rregullimin e rrugëve në fshatin Kramovik ku janë planifikuar të rregullohen dy rrugë, njëra me asfalt të cilës i është shtruar shtresa e parë e asfaltit dhe punimet janë duke vazhduar në kubëzimin e një rruge tjetër.

Drejtori Behra thotë se punimet janë duke vazhduar edhe në fshatin Qifllak ku janë paraparë të rregullohen dy rrugë, shtrirja e gypit të ujit të pijes dhe rregullimi i një pjese të kanalizimit, rregullimi i rrugëve është duke u bërë edhe në fshatin Polluzhë, ku do të rregullohen dy rrugë./InfoKomuna/