Drejtori i Bujqësisë në Rahovec kërkon nga ministria pagesat për subvencione për fermerët

RahovecPostuar: 14:43 / 24.06.2021

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Rahovec, Berat Duraku, i ka bërë thirrje ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, të ekzekuton pagesat për subvencione për vitin 2020 dhe të hapë thirrjen për aplikim për vitin 2021.

Duraku përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë të publikojë edhe emrat e fermerëve përfitues të granteve në mënyrë që ata t’i implementojnë projektet, pasi thotë se janë shumë vonë.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Shume shume vone jemi!

Minister presim veprime konkrete!

Ekzekuto pagesat e subvencioneve per vitin 2020 dhe hape thirrjen per aplikim per vitin 2021 sepse jemi shume vone Minister!

Poashtu publiko fermeret perfitues te granteve ne menyre qe te i implementojne projektet

Shume shume vone jemi!

Respekt Minister dhe te lutem mos i fshij komentet.