Fillon rregullimi i rrugëve në Malësi të Vogël të Rahovecit

RahovecPostuar: 11:05 / 15.11.2017

Në fshatin Malësi e Vogël (Radostë) të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ndërtimi i rrugëve në këtë fshat është duke u bërë bazuar në listën për investime kapitale për vitin 2017, ku janë paraparë të ndërtohen tri rrugë një me asfalt dhe dy me kubëza, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Banorët e fshatit Malësi e Vogël, e kanë pritur mirë fillimin e investimeve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin e tyre duke thënë se nga buxheti Komunal, përveç ndërtimit të ambulancës së mjekësisë familjare, rregullimit të një rruge fushore dhe projekteve tjera, jemi të kënaqur që kanë nisur punimet për ndërtimin e tri rrugëve brenda fshatit”, thuhet në komunikatë.

Kurse Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka thënë se, “punimet në ndërtimin e tri rrugëve janë duke shkuar mirë dhe qëllimi i ndërtimit të rrugëve në këtë fshat është sigurisht lehtësimi i lëvizjes së banorëve të cilët kalojnë çdo ditë nëpër këto rrugë”.

Kurse për përfundimin e ndërtimit të rrugëve, Behra është shprehur se do të varet edhe nga kushtet atmosferike.