Hulumtohet tregu i punës në Rahovec

RahovecPostuar: 13:20 / 20.07.2017

Qendra Rinore “Students Helping Life – Kosova”, në bashkëpunim me komunën e Rahovecit dhe UB Consulting, kanë organizuar konferencën për hulumtimin e tregut të punës në këtë komunë.

Ky organizim u bë me qëllimin që institucionet lokale ta kenë infomcacionin e duhur për nevojat e tregut e që pritet të rigjenerojë vende të reja të punës, njofton Klan Kosova.

Nga hulumtimi që është bërë nga UB Consulting doli që kompanitë e vogla të mesme dhe të madha kanë punësuar nga 1-deri në 3 punëtorë në vitin e kaluar.

Ndërsa profesionet më të kërkuara kanë qenë ndërtimtaria, puna e shoferit dhe ajo e arkëtarit, derisa vitin e ardhshëm pritet të jenë menaxherët e llojeve të ndryshme.

Nga hulumtimi është bëtë e ditur se këto kompani nuk kanë pasur bashkëpunim të madh me Zyrën e Punës dhe me shkollat profesionale në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa nga tryeza ka dalë rekomandimi se duhet të rritet bashkëpunimi i Zyrës së Punës me punëdhënësit dhe punëmarrësit në Rahovec.