Komuna e Rahovecit dhe KFOR-i austriak thellojnë bashkëpunimin

RahovecPostuar: 11:08 / 18.12.2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim, Christian Zankl Olt komandant i LMT-KFOR Austriak në Rahovec. Në takim u bisedua për bashkëpunim në mes të Komunës dhe LMT-KFOR, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka njoftuar komandantin Zankl për planet e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme dhe u shpreh se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët pa dallime politike.

Kurse komandanti i LMT-KFOR Austriak në Rahovec, Christian Zankl Olt fillimisht e ka uruar Latifin për marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe më këtë rast i ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm, në të mirë të gjithë qytetarëve. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...