Komuna e Rahovecit intervenon në evitimin e vërshimeve

RahovecPostuar: 13:53 / 20.03.2018

Edhe Komunën e Rahovecit është përfshi nga reshjet e mëdha të shiut të rënë gjatë ditës së hënë dhe që në disa vendbanime ka pasur edhe vërshime. Pas kërkesave nga qytetarët, zyrtarët kompetent komunal kanë dalë në terren, raporton InfoKomuna.

Me të parë situatën krijuar është kërkuar nga operatori i kontraktuar nga Komuna për intervenime emergjente, që të bëjë zhbllokimin e urave dhe pastrimin e proçkave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike thotë se pas pranimit të kërkesave nga ana e qytetarëve, kanë dalë në terren dhe kanë intervenuar në vendet ku është kërkuar.

"Intervenimet janë bërë përmes operatorit, që është i kontraktuar për intervenime emergjente dhe nga kjo mund të them se kemi evituar vërshimet në disa vendbanime", tha ai.

“Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe më tutje, në mënyrë që qytetarët të mos të jenë të rrezikuar nga vërshimet, pasi që në vazhdimësi jemi duke bërë pastrimin e proçkave dhe urave, një gjë e tillë është bërë dje në rrugën Polluzhë-Sarosh”, shton drejtori Krasniqi. /InfoKomuna/