Komuna e Rahovecit shpall konkurs për 50 bursa për studentë

RahovecPostuar: 14:18 / 30.08.2017

Komuna e Rahovecit ka shpallur konkursin për ndarjen e 50 bursave për studentët për vitin akademik 2017/2018.

Bazuar në pikën I të konkursit, bursat ndahen për vitin akademik, 2017/2018 për shkollim universitar, transmeton InfoKomuna.

Lartësia e bursës është 50 euro për një muaj në shumën e përgjithshme prej 500 eurove për vitin akademik të studimeve.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/getattachment/a82f88fa-2e28-436b-a597-a02038e8cbb3/Konkurs-per-bursa-studentore-DKA-28-08-2017.aspx, mund të gjeni konkursin me të gjitha detajet për aplikim.

Afati për aplikim është nga data 29 gusht 2017 deri më datë 12 shtator 2017 në ora 15:00.