Komuna e Rahovecit zgjat orarin e punës për zyrtarë të disa departamenteve

RahovecPostuar: 11:37 / 10.07.2019

Kryetari i Komunës së Rahovecit,Smajl Latifi nënshkruan vendimin për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16:00 deri ora 18:00 dhe të shtunën nga ora 9:00 deri ora 12:00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit e cekur në pikën 1 të këtij vendim fillon nga data 15 korrik 2019 deri më 16 gusht 2019. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset, Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik 2019 deri me 16 gusht 2019 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashkë atdhetarëve tanë dhe t’i kryejm shërbimet për ta sa më mirë si dhe është vendosur që punonjësit e lartëcekur  të punojnë edhe pas orarit të punës me orar të zgjatur për mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë Republikës së Kosovës.