Komuna e Rahovecit zgjat orarin për aplikim të subvencioneve

RahovecPostuar: 14:52 / 23.03.2018

Drejtoria për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, duke e parë fluksin e madhe të fermerëve gjatë ditëve të fundit dhe afatit të paraparë qe është deri më 31 prill, për aplikim për subvencione që jepen nga MBPZhR-ja, ka njoftuar të gjithë fermerët e komunës se më 24 dhe 31 mars (të shtuna), do të punohet me orar të rregullt nga ora 8:00 deri në ora 16:00.

Sipas njoftimit, fermerët mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të ofruar nga i gjithë stafi i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.