Kryetari Latifi mban takim me punonjësit e Administratës së Komunës

RahovecPostuar: 14:55 / 15.12.2017

Takimet e tij gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka vazhduar duke u takuar me të gjithë punonjësit e Administratës të Komunës së Rahovecit, qëllimi i takimit ishte i karakterit njoftues.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës, Smajl Latifi para punonjëseve fillimisht i ka uruar për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tani por edhe për punët dhe angazhimet që kanë para vetës në përputhje me detyrimet të cilat janë të parapara me ligj.

Kryetari Latifi po ashtu ka thënë se secili prej jush, i ka detyrat e përshkruara dhe ka kërkuar nga ata që të respektohen të gjitha detyrat të cilat i janë të caktuara me kontratë. /InfoKomuna/