Kryetari Latifi mbështet Qendrën për Punë Sociale

RahovecPostuar: 11:38 / 16.03.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, kanë vizituan Qendrën për Punë Sociale në Rahovec (QPS).

Gjatë vizitës së bërë në QPS, Kryetari Latifi u prit takim nga drejtori i QPS-së Bilbil Oruqi dhe punëtorët e kësaj qendre.

Drejtori Oruqi gjatë takimit e ka njoftuar kryetarin, për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe punën e cila është duke u bërë në vazhdimësi për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës.

Ndërsa, Kryetari Latifi, u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale t'iu ofrojë mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së, pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Në Gjilan inaugurohet Akademia e Edukimit Hello 13:31 / 17.08.2018 Në inaugurimin e objektit të ri të Akademisë së Edukimit Hello, kryetari i Gjilanit së bashku me pronarin e kësaj qendre, Florian Kurteshi, pasi ka prerë shiritin, ka përgëzuar për suksesin e jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve europiane për edukim cilësor,...
GjilanKomente: 0 Gjilani mban sesion informues për fermerët gjilanas 16:40 / 17.08.2018 Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur sesioni informues me fermerë dhe kultivues të ndryshëm në sektorin e bimëve mjekësore aromatike, pastaj përmirësimin e konsistencës në furnizim, grumbullimin dhe ngritjen e kapaciteteve në pikat grumbulluese, por edhe potencialin...