Kryetari Latifi takon kryetarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave

RahovecPostuar: 14:06 / 16.01.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim kryetarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave, më të cilin është biseduar lidhur me bashkëpunimin dhe investimet për vitin 2018.

Kryetari Latifi, ka dëgjuar kërkesat e kryetarëve të këshillave të lagjeve dhe fshatrave të cilët ishin të pranishëm në takim, kërkesa këto që kryesisht kishin të bënin me ato në infrastrukturë: rrugë, kanalizim, ujësjellës e etj.

Ai ka shprehur zotimin e tij se do të shqyrtojë secilën kërkesë e cila i drejtohet Zyrës së kryetarit dhe më pastaj do të mundohen që t'u bëjnë zgjidhje, kërkesave duke u bazuar edhe në mundësitë që ka komuna.

Në vazhdim të takimit Kryetari Latifi, gjithashtu ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të kryetarit të Komunës dhe kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave të jetë në nivelin e mirë, në mënyrë që të mos ketë asnjë pakënaqësi apo diçka tjetër që të pengohen projekte të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2018. 

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...