Latifi uron fillimin e gjysmëvjetroit të dytë shkollor

RahovecPostuar: 13:45 / 15.01.2018

Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të mësimit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka” në Qytetin e Rahovecit.

Gjatë vizitës kryetari Latifi u prit nga udhëheqësit e të dy institucioneve, i cili më këtë rast edhe i ka uruar udhëheqësit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke u dëshiruar që të kenë suksese edhe me të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...