Mbahet Testi i Arritshmërisë në Rahovec

RahovecPostuar: 13:54 / 18.05.2018

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Rahovec, Avni Morina i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Afrim Dina me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, kanë vizituar tri qendra (shkolla), SHML “Selajdin Mullabazi-Mici”, SHFMU ”Isa Boletini” dhe SHFMU “Bekim Sylka” në qytetin e Rahovecit ku ishin duke u mbajtur testet.

Gjatë vizitës nëpër klasat ku ishte duke u mbajtur testi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina i ka uruar nxënësit duke u dëshiruar suksese të mëdha në testin e arritshmërisë.

Kurse administratorët të cilët edhe ishin përgjegjës për ecurinë e testit e njoftuan drejtorin Morina, me ecurinë e testit dhe siç thanë ata nuk ka pasur asnjë problem dhe se gjithçka po zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

Numri i nxënëseve të klasave të nënta që i janë nënshtruar testit  është 873 nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit. /InfoKomuna/